FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel thyen heshtjen, uron Trump duke e “paralajmëruar”

Duket se kancelarja gjermane Angela Merkel, thyen heshtjen e saj duke folur për zgjedhjen e Donald Trump si President të SHBA-ve. E kujdesshme në cdo fjalë, ajo doli në një konferencë për shtyp.

“Uroj për fitoren fituesin e zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e vjetër dhe e nderuar. Zgjedhjet e këtij viti ishin të veçanta, me përplasje të forta dhe disa deklarata që vështirë se kapërdihen. Edhe unë, si shumë prej jush, ndoqa me ankth rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, nisi deklaratën e saj kancelarja gjermane.

Pas urimit Merkel tërthorazi, përdori retorikën e kandidatit republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka një ndikim përtej Shteteve të Bashkuara, përfshirë Gjermaninë. Nuk ka vend tjetër jashtë BE-së me lidhje më të forta për ne sesa SHBA. Dy vendet tona janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe respektimi i njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo përkatësisë politike”, shtoi kancelarja gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

E në bazë të kësaj lidhjeje dhe të këtyre vlerave, Merkel la të kuptohet se do të kushtëzohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve. “Në bazë të këtyre vlerave, shpreh vullnetin për të punuar ngushtë në të ardhmen me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?