Mike Pence: Turqia të zgjedhë SHBA ose sistemin rus

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Michael Pence, paralajmëroi Turqinë të mërkurën për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400 dhe vazhdoi të ushtronte presion mbi atë vend që të heqë dorë nga blerja, të cilën Uashingtoni e sheh si një kërcënim.

“Turqia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të mbetet aleate e aleancës ushtarake më të suksesshme në histori, ose dëshiron që partneriteti i saj të rrezikojë vendimet tona të paarsyeshme”, tha Pence në Uashington.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Turqia ende mund të heqë dorë nga sistemi rus S-400, ekspertët thonë se zoti Erdogan ndoshta e ka futur veten në një rrugë pa kthim me retorikën e tij. Ai ka thënë disa herë se nuk do të ndryshojë kurs lidhur me sistemin S-400.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?