Milionerët rusë zgjedhin paranë cash! Kanë “frikë” nga produktet financiare

Paraja “cash’ është mbreti në menaxhimin financiar të Rusisë. Pas tre dekadash të kolapsit të komunizmit, ekzistojnë të paktën 163,176 milionerë në vend.

Nga totali i aktiveve të tyre, 26% është para “cash’, që është niveli më i lartë në botë.  Kjo shifër është dy herë më e madhe se Europa dhe thuajse 3 herë më e madhe se në Shtetet e Bashkuara.   Kjo traditë në Rusi është nxitur nga historia.

Sipas analistëve, tranzicioni i egër i vendit drejt kapitalizmit u ndoq nga shumë zhvlerësime të valutës, ku më i fundit ishte në vitin 2014.   Ekziston pak besim ndaj produkteve financiare të shitura nga bankat dhe investitorët presin që në çdo moment të ndodhë një krizë e re.   Kjo ka bërë që  paraja cash të jetë zgjedhja e duhur për një jetesë të denjë, apo për të injektuar kapital për të shpëtuar një biznes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë prej të pasurve rusë i mbajnë paratë në depozita,  ku interesat janë rritur së fundmi pasi banka qendrore në SHBA tkurri politikat monetare.   Mbajtja e dollarit sjell përfitime, pasi rubla është zhvlerësuar me më shumë se 50% që prej vitit 2014, kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksionet e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas analistëve, të pasurit rusë janë gjithashtu të frikësuar ndaj produkteve të komplikuara financiare. /Scan

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?