Minimumi 33 mijë euro plus bonus, a je gati të punosh në Antraktidë?!

Keni menduar ndonjëherë të jetoni apo punoni në Antarktidë?

Departamenti i Antarktikut australian ka shpallur vende të lira pune për 150 pozicione për specialitete të ndryshme.

Bëhet fjalë për pozicionet kuzhinierë, marangozë, punonjës logjistike, mjekë, IT, saldatorë, inxhinierë etj. Mjafton të sfidoni të ftohtin, jetesa aty nuk është e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk jeni një kuzhinier i zoti, ushqimin do ta gjeni gati dhe fjetjen e keni të garantuar. Përveç rrogës që keni, çdo vit do të merrni një bonus prej 60.974 dollarësh ose 37.500 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket pagës neto, kjo varet nga puna që ju do ta bëni. Paga e një mjeku fillon nga rreth 100.000 euro, ndërsa ato me pagat më të ulëta fillojnë nga 33.000 euro.

Ajo që duhet të bëni nëse vendosni të punoni në Antarktidë është të luftoni me motin ekstrem, izolimin dhe mungesën e shoqërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?