Ministri italian nën hetim
Ministri Italian për Europën Paolo Savona është nën hetim bashkë me 22 persona të tjerë nën akuzën e keqpërdorimit të fondeve. Ky shpërdorim ka pasur efekt në periudhën 2005-2013 dhe ka dëmtuar kompaninë Engineering Srl, e cila ndërtonte parqe eolike në zonën e Puglias dhe në dy rajone të tjera.
Hetimi erdhi pas denoncimit nga kjo kompani, pasi në atë kohë, ministri ishte në krye të Bankës së Romës, sot Unicredit, dhe nuk kishte juridiksion mbi normat e interesit.
Ministri italian për Europën Paolo Savona është një nga emrat më të debatuar gjatë katër muajve të ngërçit për krijimin e qeverisë së re italiane pas zgjedhjeve të 4 marsit. Gjatë përpjekjeve për krijimin e kabinetit, Lëvizja 5 Yje dhe Partia Lidhja propozuan Savonën në postin e ministrit të Ekonomisë, kandidaturë që nuk u pranua nga Presidenti Mattarella çka u be një nga shkaqet e rrëzimit të tentativës së krijimit të qeverisë së parë Conte.
Konsensusi i arritur me Presidentin e Republikës beri që Paoloa Savona të jetë ministër i çështjeve europiane dhe jo i Ekonomisë. Ky ndryshim i hapi rruge krijimit të qeverisë së Giuseppe Contes.
KOHA JONË SONDAZH

