Ministri japonez ndjesë publike sepse u vonua për në punë… 3 minuta

Ministri japonez për Olimpiadën Verore në Tokio, Yoshitaka Sakurada i kërkoi ndjesë publikut për tre minuta vonesë në një takim në parlament të enjten e 21 shkurtit, raporton BBC.

E kjo është ana etike e çështjes në një vend ku korrektesa është kult. Sepse Sakurada është ndër ata politikanë që e kanë ndjekur skandalet. Më i fundit, ku i 3-minutëshit, ishte shkak që opozita të kërkonte deri dorëheqjen e tij.

Javën e kaluar Sakurada tha se ndjeu një lloj zhgënjimi pasi notari Rikaku Ikeu u diagnostikua me leuçemi.

“Ai ishte një fitues i mundshëm i medaljes së artë (në Lojrat Olimpike në Tokio në vitin 2020)”, tha ministri, e më vonë kërkoi falje për këtë deklaratë.

Tre vjet më parë, Sakurada u kritikuar për shkak se gratë që ishin të detyruar për të ofruar shërbime seksuale për ushtarët japonezë gjatë luftës, i quajti “prostituta profesioniste”.

Vitin e kaluar, Sakurada, i cili kryesonte Ministrinë e Sigurisë Kibernetike, pranoi se ai kurrë nuk kishte përdorur kompjuter.

SHKARKO APP