Ministri padit shkrimtarin për mafien

Roberto Saviano ka qenë që prej fillimit “një gur në këpucën” e Matteo Salvinit, të cilin e ka shënjestruar ashpër për politikën e tij të rreptë ndaj emigrantëve. Për shkak të kërcënimeve të panumërta që ka marrë ndaj jetës së tij, Saviano është vendosur nën mbrojtjen e policisë dhe është pikërisht autori që i njeh mirë problematika të tilla njeriu që ka akuzuar Salvinin për lidhje me mafien.

Gjithçka nisi kur ministri i Brendshëm deklaroi se jo të gjithë ata që mbrohen nga policia e meritojnë mbështetjen e saj dhe propozoi rishikimin e të gjitha eskortave policore. Kjo e nxiti Savianon ta quante “një bufon” dhe “ministër të botës së nëndheshme”.

Kritik i betuar i Salvinit dhe politikave të tij antiemigracion, shkrimtari postoi këtë javë në Twitter foton e trupave të pajetë të një gruaje dhe fëmijës së saj, të mbytur në Mesdhe, duke e shoqëruar me mesazhin: “Sa kënaqësi mund t’i japë ministrit të Brendshëm kjo pamje dhe urrejtja që ke mbjellë do të të përmbysë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salvini vendosi ta hidhte në gjyq për akuzat e tij të lidhura me mafian, sepse, siç tha ai, pranon çdo lloj kritike, por pretendime të tilla jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?