Mjekët në Gaza përballen me mungesë medikamentesh
Mungesa e furnizimeve do të thotë që mjekët në Gaza shumë shpejt do të përballen me një “traumë morale” në të cilën pacientët duhet t’i japin mjekim të reduktuar dhe disa të tjerë t’i lënë të vdesin, thotë kreu i grupit mjekësor.
Nga Washingtoni, Zaher Sahloul flet me BBC për kushtet me të cilat po përballen ekipet e tij.
“Atyre po u mbarojnë anestezia, ilaçet për dhimbjet, produktet e gjakut, antibiotikët, garza dhe shumë sende të tjera që nevojiten për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të trajtuar pacientët në traumë.
“Përveç kësaj, ju keni bombardimet dhe mungesën e ujit të pastër, ushqimin, naftën dhe karburantin.”
Ai shton: “Pra, kjo do të thotë që ju duhet të merrni një vendim si mjek se tek cilët pacientë duhet të përqendroheni, dhe ndoshta të trajtoni dhe të shpëtoni jetë, dhe cilët pacient duhet të lini të shkojë.”
KOHA JONË SONDAZH

