Mjeku: “Ja pse Donald Trump, mund të vdes në zyrë”
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump vuan nga një sulm potencialisht fatal në zemër, ka deklaruar një kardiolog.
“Netë pa gjumë dhe orar rraskapitës”, i fushatës zgjedhore mund të jetë një koktej vdekjeprurës për 70-vjeçarin, tha Dr.Patrick Heck. Pretendimet tronditëse janë në kundërshtim me të dhënat mjekësore që Donald Trump ka zbuluar gjatë fushatës zgjedhore, në të cilën mjeku i tij tha se ai është në “shëndet të shkëlqyer”.
Por kardiologu britanik Dr.Heck ka hedhur rishikimin mjekësor, duke pretenduar se Z. Trump është në “rrezik” pasi vuan nga një krizë në zemër.
Duke folur në një konferencë mjekësore, Dr.Heck, ka thënë: “Jam mjaft i befasuar me përmbajtjen e raportit të mjekut të Donald Trump. Për një njeri 70 vjeç, fushata e ngjeshur, netë pa gjumë dhe orar rraskapitës sidomos në javët e fundit të fushatës së tij, mund të japin një taksë mbi zemrën e tij”.
Dr.Heck ka thënë më tej se një njeri i moshës së Trump, normalisht pritet të jetojë mesatarisht edhe 14 vite. Por kardiologu paralajmëroi se Presidenti i zgjedhur mund të vdes më herët për shkak të presionit të madh që është mbi të.
Dr.Heck shtoi edhe se: “Ai me siguri është në një rrezik ndaj një sulmi në zemër”. Mjeku i Trump, Dr Harold Bornstein publikoi një raport mjekësor për shëndetin e republikanit në shtator. Trump është esëllt dhe nuk pi duhan, thuhesh sipas raportit.
Një mjek tjetër gjithashtu pohoi se marrëdhëniet e Presidentit të zgjedhur me gruan e tij 46-vjeçare Melania Trump gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin e tij.

“Pra, le të shpresojmë se nuk do të “vdes në punë “, apo” të vdes në shalë” ose, siç thonë ata në Francë,”la mort d’amour”!
Gjatë fushatës Trump ishte i njohur për programin e tij të pamëshirshëm dhe pavarësisht fluturimit në të gjithë vendin në avionin e tij privat, shpesh qindra milje fluturim, ai kthehesh në shtëpinë e tij në Nju Jork në orët e vona të natës, shumë i lodhur.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

