Momente terrori në aeroportin e Indisë, dy avionë rrezikojnë përplasjen në pistë (VIDEO)

Një moment paniku ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi, me dy avionë që rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë.

Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Pas shqyrtimit të skenës së tmerrshme, mbikëqyrësi i aviacionit të vendit konfirmoi se një hetim ishte nisur për këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil deklaruan se kanë pezulluar kontrolluesin e trafikut ajror i cili ishte në detyrë në atë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?