Moska njofton zhvillimin e manovrave gjigante ushtarake në Mesdhe

Më shumë se 25 anije dhe rreth 30 avionë do të marrin pjesë në manovrat ushtarake në Mesdhe nga data 1 deri në 8 shtator, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ne parashikojmë të vendosim më shumë se 25 anije nën komandën e kryqëzorit rraketahedhës ‘Admiral Ustinov’. Rreth 30 avionë do të marrin pjesë në këto manovra, ku edhe bombardues të tipit Tu-160”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë sipas citimeve të bëra nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Luftanijet do të vijnë nga flotat e Detit të Veriut, Detit Balltik, Detit të Zi dhe detit Kaspik”, theksoi Ministria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto manovra në Mesdhe paraprijnë ato që parashikohen në Siberi dhe në Lindjen e Largët në kuadër të manovrave “Vostok-2018”, që ushtria ruse i paraqet si më të mëdhatë të organizuara ndonjëherë që prej vitit 1981.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën 300 000 trupa dhe 36 000 mjete do të marrin pjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?