FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mrekullia e bebes që u gropos e gjallë

Një bebe në Afrikën e Jugut është shpëtuar nga një varr i improvizuar, tri ditë pasi e ëma e kishte varrosur të gjallë. Fëmija ishte varrosur në rërë dhe copa dërrasash, raportoi “South Coast Herald”.

Por, megjithë veprimin e së ëmës, fëmija “mrekulli” ia doli të mbetet në jetë. Punonjësit e një fabrike aty pranë dëgjuan të qara fëmije tri ditë më vonë, ndoqën zërin për të shkuar deri tek “varri”, tha zëdhënësi i policisë kapiteni Gerald Mfeka.

Pas gjetjes së bebes, policia arriti të kapë të ëmën 25-vjeçare, e cila tha se kishte edhe një fëmijë tjetër në moshën 4-vjeçare dhe se kishte vendosur ta vriste të porsalindurin sepse familja nuk ia donte.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ëma e fëmijës është paraqitur në gjykatë ku akuzohet për “braktisje të fëmijës”, por seanca gjyqësore është shtyrë për hetim të mëtejshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?