“Na ka urdhëruar djalli”, fëmijët masakrojnë për vdekje nënën e tyre

Një grua 75-vjeçare ka mbetur e vrarë në mënyrën më të tmerrshme nga duart e vetë fëmijëve të saj. Tre fëmijët e saj e masakruan duke i nxjerrë sytë dhe duke i prerë zorrët në një ritual djallëzor.

Trupi i bërë copash i 75-vjeçares, Teodora Quispe Ccayllahua u gjet nga policia brenda shëtpisë së saj në një fshat malor të Andabamba-s.

Tre  fëmijët, Aurelia Quispe, 38-vjeçare,  Percy Quispe, 41-vjeçar si dhe Marcelina Suane, 46-vjeçare ranë në praga më pas nga policia pasi vetë-rrëfyen vrasjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë vendase, fëmijët u mblodhën së bashku për të vrarë  nënën e tyre në një ritual shërues sipas të cilit një person i dashur duhej të sakrifikohej për t’iu dorëzuar djallit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga vajzat i kishte nxjerrë sytë gjatë ritualit dhe më pas sipas “rregullave” i preu dhe disa organe të brendshme me thikë.

Njëra nga vajzat, Aurela  kishte deklaruar në polici:

Mjeshtri i errësirës më ka urdhëruar, mbreti i djajve është gati për ne, ne jemi më shumë dhe çdo ditë po rritemi.”

Më vonë ajo  i ka treguar policisë se ishte ajo e cila i bindi motrën dhe vëllain që ta sakrifikonin  nënën e tyre dhe t’ia ofronin djallit.

Ajo u ka thënë atyre se ka parë një ëndërr në të cilën i kanë treguar se ajo është e zgjedhura dhe më pas një bretkocë e vogël i është paraqitur tek dera.

Policia e ka marrë trupin dhe organet e gruas për të bërë autopsinë, ndërsa fëmijët e saj mund të dënohen me burg të përjetshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?