Nacionalistët serbë në protestë kundër planit europian: Kosovën e lamë me gjakun tonë

Planin e Europës për të qetësuar dhe normalizuar marrëdhënies mes Serbinë dhe Kosovën,nuk e duan nacionalistët dhe të Krishterë Ortodoksë që marshuan në rrugët e Beogradit të dielën për të protestuar.

”Populli serb nuk do ta dorëzojë Kosovën, pasi e lau me gjakun e vetë tokën e këtij vendi”,-thanë ata. Shumë serbë e shohin Kosovën, ku gjenden shumë kisha e manastire të besimit Ortodoks, si zemrën e kombit serb.

Nacionalistët serbë të cilët kërkojnë lidhje me të afërta me Rusinë, aleatin e hershëm të Beogradit, kritikojnë presidentin Aleksander Vuçiç për rolin e tij në bisedimet lidhur me propozimin e mbështetur nga perëndimi. Më 27 shkurt ai dhe kryeministri I Kosovës, u dakordësuan mbi përmbajtjen e planit 11 pikësh në bisedimet e zhvilluara në Bruksel edhe pse refuzuan ta nënshkruajnë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi planin e zbatimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?