FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO paralajmëron: Kush cënon një aleat, i përgjigjen të gjithë

Viti 2017, për NATO-n do të jetë viti i veprimit.

Në Samitin e Varshavës korrikun e shkuar, udhëheqësit e organizatës politiko-ushtarak kanë rënë dakord për hapat e mëtejshëm të Aleancës, që kanë të bëjnë me përforcimin e mbrojtjes dhe projektimin e stabilitetit përtej kufijve.

Pranverën e vitit të ardhshëm, 4 batalione shumëkombëshe do të vendosen në Poloni dhe shtetet baltike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto batalione do të udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Kanadaja dhe Gjermania. NATO-ja do të ketë prani të përforcuar në rajonin e Detit të Zi, me një brigadë shumëkombëshe të udhëhequr nga Rumania.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha këto do të paraqesin një sinjal të fortë kundër çdo agresioni potencial; se një sulm ndaj një aleati do të marrë përgjigje nga të gjithë aleatët.

Deklarata bëhet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thekson se në të njëjtë kohë “jemi duke mbajtur kanale të hapura dialogu politik me Rusinë”, për shkak siç theksoi ai “pasi dialogu është më i rëndësishëm në kohë tensioni”.

Në Jug, NATO është duke mbështetur aleatët për stabilitet. Organizata ka trajnuar qindra oficerë irakianë për të luftuar më mirë grupin e Shtetit Islamik dhe ky program do të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme vitin e ardhshëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian është gjithashtu i një rëndësie jetike për sigurinë tonë”, tha kreu i NATO-s.

As në Mesdhe nuk mungojnë angazhimet, pasi në Detin Egje, NATO po punon për të ndërprerë linjat e emigrantëve të jashtëligjshëm, ndërsa ka angazhuar skuadra mbikëqyrës antiterrorizëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?