Navalny, kundërshtari i Putinit diagnostifikohet me një sëmundje misterioze

Alexei Navalny, lideri i burgosur i opozitës ruse, vuan nga një sëmundje misterioze, e cila mund të jetë rezultat i një helmi, pasi për dy javë ai ka humbur 8 kg, ka bërë të ditur përfaqësuesja e tij, Kira Yarmish.

“Ne nuk po përjashtojmë faktin që tani Alexei Navalny po helmohet ngadalë, po vritet ngadalë për të tërhequr më pak vëmendje”, tha Kira Yarmish.

“Ai po mbahet në qeli dënimi, me dhimbje akute pa ndihmë mjekësore”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Navalny i mbijetoi një përpjekjeje të dukshme për ta helmuar gjatë një fluturimi në Siberi me një agjent nervor në vitin 2020. Kremlini ka mohuar akuzat se ka tentuar të vrasë liderin e opozitës në Rusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?