Ndërtimet për Kupën e Botës, Katari pranon se 400-500 punëtorë humbën jetën

Për herë të parë, Katari ka pranuar se rreth 400- 500 punëtorë emigrantë kanë humbur jetën gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Nurmi i viktimave u zbulua gjatë një përgjigjeje, që Hassan al-Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit Piers Morgan.

Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

”The Guardian” shkruan se 6,500 punëtorë migrantë të Azisë Jugore kanë vdekur në Katar që kur vendit iu dha Kupa e Botës në vitin 2010, shumica e të cilëve ishin të përfshirë në punë me paga të ulëta dhe të rrezikshme, të kryera shpesh në vapë ekstreme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?