Në Greqi zbulojnë dukurinë e rrallë të shpejtësisë së erës në vatrën e zjarreve (VIDEO)

Greqia është një nga rajonet më të prekura nga zjarret që nga dita e djeshme. Autoritetet helene kanë zbuluar një aktivitet të rrallë në vatër. Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për tu zgjeruar. Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për tu fuqizuar.

Nga matjet e bëra rezulton që ndërkohë që në zonë era kishte një shpejtësi prej rreth 6 km/h ajo rritej ndjeshëm pranë vatrës së zjarrit duke shkuar deri në 20 km/h, gjë e cila sipas ekspertëve po bën që vatra të zgjerohet edhe pse nuk ka erëra të forta në zonë. Vatra kryesore është ajo e Varybobi, në afërsi të Athinës. Mbi 80 shtëpi janë shkrumbuar nga flakët dhe mijëra ha tokë janë djegur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?