“Në Itali s’ka drejtësi”, shqiptarja i vë flakën vetes në gjykatën e Riminit (FOTO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku një 58-vjeçare shqiptare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u djegur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e brendshme të një gjykate, duke shkaktuar panik te dëshmitarët e skenës së tmerrshme.
Mediat italiane raportojnë se ka qenë një avokat, i cili e ka shpëtuar shqiptaren.
“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe u nxita për të parë se çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ajo ishte një viktimë e padrejtësisë”, tha avokati, i cili tha se gruaja bërtiste: “E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”, ka thënë ai.
Gruaja ka ndërmarrë aktin e rëndë pasi nuk kishte gjetur drejtësi, teksa të gjitha denoncimet ishin arkivuar. Nga zemërimi dhe dëshpërimi ajo ka bërtitur: “Në Itali nuk ka drejtësi”!
Pastaj mori një çakmak nga qesja dhe i vuri flakën vetes. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulanca dhe policia. Gruaja raportohet të ketë marrë djegie të shkallës së parë dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

