Në Mynih nisin protestat kundër qirasë së lartë të banesave

Më shumë se 7,000 qytetarë protestuan në Mynih kundër një rritje drastike të qirasë në qytetet e mëdha gjermane dhe i kërkuan qeverisë të ndërmerrte hapa për të lehtësuar krizën në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Ne e kundërshtojnë lakminë papenguar e investitorëve”, apeluan organizatorët duke përfshirë sindikatat, qiramarrësit dhe partive politike.

Normat e qirasë në qytetet gjermane janë rritur në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit. Rritje është shënuar sidomos në Berlin me 20 për qind. Por në disa pjesë të kryeqytetit gjerman, qiraja u rrit deri me 65 për qind midis viteve 2012 dhe 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti më i shtrenjtë mbetet Mynihu ku çmimi mesatar për metër katror i qirasë është rreth 15 euro. Të tjerat janë Frankfurti, Stuttgarti  dhe Hamburgu. Sipas vlerësimeve, Gjermania ka rreth 1.5 milion apartamente në sektorin e pagesave më të ulëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?