Në rajonin e Gjirit, mosmarrëveshjet politike mbizotërojnë mbi nevojat e njerëzve
Nga: Benjamin Barthe
Që nga 5 qershori 2017, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahreini dhe Egjipti e kanë vendosurKatarin, të cilin e akuzojnë për vetëkënaqësi në lidhje me islamistët dhe Teheranin, nën një embargo diplomatike dheekonomike. Me rastin e kalimit të tre viteve nga kjo krizë, Mohamed Bin AbdulRahman Al Thani, Ministër i Punëve të Jashtme të Katarit, rishikon pasojat e krizës në kohën kurvendet e Gjirit përballen me pandeminë e Covid -19.
Vjeshtën e kaluar, pamë disa shenja relaksimi midisaktorëve të krizës së Gjirit. Pastaj kjo qasje u ndal. Ku jemi sot?
Fatkeqësisht, përpjekjet e vitit të kaluar edhe pse patën njëpërparim, nuk funksionuan. Duket se pala tjetër nuk kadashur të përfshihet në negociata të vërteta. Sidoqoftë, përpjekjet e ndërmjetësimit nga Emiri i Kuvajtit dhe Shtetete Bashkuara vazhdojnë. Ne mbetemi të gatshëm të diskutojmë për një zgjidhje afatgjatë, për aq kohë sa ajonuk cënon sovranitetin tonë dhe nuk shkel ligjinndërkombëtar. Por duhet kuptuar që kjo krizë u fabrikuanga e para, me një fushatë përbaltje dhe propagande kundërKatarit, pa patur asnjë justifikim, dhe që vazhdon ende sot e kësaj dite. Nëse nuk ka pasur ndonjë përparim nënegociata, kjo është për shkak se aspekti i fabrikimit tëkrizës nuk është njohur kurrë.
Shtetet e Bashkuara po punojnë për të zgjidhuraspektin ajror të krizës duke nxitur Arabinë Sauditedhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të rihapin qiellin e tyre për avionët Qatar Airways. Sa i vendosur ështëUashingtoni?
Ende nuk është arritur asnjë përparim. Por ne mbetemi nëkontakt të ngushtë me amerikanët. Kjo histori ka qenë e paligjshme që në fillim. Çështja jonë është para GjykatësPenale Ndërkombëtare dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe shpresojmë të rikuperojmë hapësirënajrore.
Në debatin mbi botën e mëpasshme, cili është pozicioni iKatarit? Çfarë duhet të ndryshohet në mënyrë që njëkrizë shëndetësore si ajo që po kalojmë të mospërsëritet më?
Asnjë vend nuk mund të ndihet më i sigurt, kjo është risia. Epidemitë e mëparshme si ato të SARS-it, nuk janëpërhapur në rajone të tjera veç atyre ku janë shfaqur. Porpandemia e Covid-19 na ka prekur të gjithëve ne. Prandaj, mësimi i parë nga kjo krizë është se çdo vend në botë kanevojë për një sistem shëndetësor elastik që mund t’apërballojë. Së dyti, ekziston nevoja për të forcuarmultilateralizmin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për të siguruar që shtetet të kenë një platformë të unifikuar mbishkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojës. Së fundmi, ne duhet të garantojmë mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit, nëmënyrë që të plotësojmë nevojat tona të brendshme, poredhe nevojat e vendeve të tjera.
A mundet që Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) të kapërcejë ndarjet e anëtarëve të tij për t’i ndihmuarata të përballen me krizën ekonomike post-Covid?
Bllokada ndaj Katarit ka dëmtuar të gjitha vendet e GCC-së. Ne shpresuam se në këtë periudhë të krizës globale, urtësia do të mbizotëronte dhe sfidat me të cilatpërballeshim do të ringjallnin bashkëpunimin rajonal. Përfat të keq, GCC-ja mbetet e paralizuar. Gjatë pandemisë, një mbledhje e ministrave të shëndetësisë të vendeveanëtare u mbajt në Rijad. Fatkeqësisht, ministri ynë nuk u lejua të fluturonte për në Riad deri kur mbaroi mbledhja. Kjo tregon mungesë serioziteti për të adresuar krizën. Mosmarrëveshjet politike mbizotërojnë mbi nevojat e popujve tanë. Mentaliteti i bllokadës është më i fortë.
Me synimin e organizimit të Kupës së Botës së Futbollit2022 që do të mbahet në territorin e tij, Katari kapremtuar në mënyrë të përsëritur heqjen e Kafala(sistemi që i kufizon punëtorët migrantë në rajonin e Gjirit me punëdhënësit e tyre). Por pavarësishtprogresit, revokimi efektiv i këtij sistemi është endepezull…
Kemi bërë shumë përparim në fushën e të drejtave të punëtorëve. Ne po e heqim plotësisht sistemin e Kafalës.
Punëtorët nuk kanë më nevojë të marrin një vizë daljejepër të udhëtuar. Por ende kërkohet një çertifikatë mos-kundërshtimi, dhe pa këtë dokument migranti nukmund të ndryshojë lirshëm punën…
Migrantët që duan të ndryshojnë vendet e punës dhe të cilëtrefuzohen në mënyrë të paligjshme nga punëdhënësi i tyremund të paraqiten pranë zyrës së kërkesave të punës. Heqjae çertifikatës së mos-kundërshtimit duhet të bëhet së shpejtidhe po së shpejti do të përcaktohet edhe paga minimale.
Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga fiaskoja e Khalifa Haftar, këtij marshalli dizident Libian, i cilisapo ka humbur betejën e Tripolit kundër forcave të Qeverisë Libiane të Akordit Kombëtar e kryesuar ngaFaiz Sarraxh?
Që nga marrëveshja e Skhirat në 2015, ne kemi thënë se konflikti në Libi duhet të zgjidhet nëpërmjet një procespolitik dhe jo me grushta shteti apo agresion ushtarak. Haftar gjithmonë ka preferuar dhunën. Ai duket i interesuarpër procesin politik vetëm kur humbet një raund (lufte), dhevetëm për t’u rikthyer në fuqi. Nëse ka një mësim për t’unxjerrë nga kjo, është se komuniteti ndërkombëtar duhet të përputhet me procesin politik brenda kornizës së ligjitndërkombëtar dhe rezolutave të OKB-së. Kjo do të shpëtonte shumë jetë në Libi dhe do të shpëtonte edheburimet e rëndësishme të vendit.
Kryeministri (Izraelit) Benjamin Netanyahu mund të njoftojë aneksimin e një pjese të Bregut Perëndimor nëkorrik. Ky projekt është kritikuar pothuajse njëzëri. Por nuk ka një dakordësim se si të reagohet. Çfarërekomandoni Ju?
Ne e refuzojmë këtë nismë, e cila ngul gozhdën e fundit nëarkivolin e procesit të paqes. Aneksimi i këtyre territorevedo të varrosë çdo mundësi të zgjidhjes së konfliktit në të ardhmen. Implikimet e aspektit të sigurisë, ekonomisë dheatij social do të jenë katastrofike për të gjithë rajonin. Shumë shtete ndajnë këtë pozicion. Por realiteti është qënuk po shohim një dakordësi mes komunitetitndërkombëtar se si të zbatohet ky pozicion. Kjo është diçkaaq e vjetër sa vetë okupimi izraelit.
Katari priti në shkurt (në Doha) nënshkrimin e njëmarrëveshje historike paqeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve Afganistan. Që atëherë, sulme të ndryshme kanë ndodhur në atë vend. Çfarëmund të bëhet për të ruajtur këtë traktat që duket se është në prag të kolapsit?
Nuk ka asnjë kolaps. Kjo marrëveshje gjithmonë është parësi një hap i parë. Paqja e vërtetë do të vijë vetëm kurqeveria e Afganistanit nga njëra anë dhe talebanët nga anatjetër, të komunikojnë së bashku. Shpresojmë që ky dialog ndër-afgan të fillojë së shpejti.
Linku i originalit: https://www.lemonde.fr/international/article/2020/06/06/dans-le-golfe-les-disputes-politiques-l-emportent-sur-les-besoins-des-peuples_6042010_3210.html
KOHA JONË SONDAZH

