Në SHBA autorizohet doza e tretë për Covid-19, në Francë nis nga shtatori
Shtetet e Bashkuara pritet të autorizojnë aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit tek personat me sistem të dobët imunitar, në përpjekjen për ti mbrojtur nga varianti më ngjitës, Delta.
Vendimi për të zgjeruar përdorimin emergjent të vaksinave të Pfizer dhe Moderna, synon të ndihmojë personat me deficenca imunitare, përfshirë ata që u janë nënshtruar transplanteve të organeve. Franca ndërkohë do të nisë aplikimin e dozës së tretë për grupet me të rrezikuara, duke filluar nga mesi i shtatorit.
Për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Francë, u autoritetet vendosën të bëjnë edhe me drastike kontrollet kufitare, që edhe tani janë strikte. Të gjithë udhëtarët që do të mbërrijnë nga vendet më të rrezikuara do t’i nënshtrohen testeve të shpejta.
KOHA JONË SONDAZH

