Netanyahu: Po përgatitemi për pushtimin tokësor të Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij po përgatit një pushtim tokësor të Gazës dhe se “po punojnë kundër orës” në përgatitjet për të shkatërruar Hamasin.

“Ne jemi në një luftë për sovranitetin tonë, për ekzistencën tonë dhe i kemi vendosur vetes dy objektiva themelorë: të zhdukim aftësitë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kthyer pengjet e mbajtur nga grupi islamik palestinez në shtëpi,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

Por ai nuk ka dhënë detaje se kur do të nisë ky operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri pranoi gjithashtu se do të mbahet përgjegjës për masakrën e përgjakshme të 7 tetorit nga militantët e Hamasit, por kjo do të vijë vetëm pas fushatës së Izraelit në Gaza.

Swiss Digital Mobile Reklama

“7 tetori është një ditë e zezë në historinë tonë,” tha ai. “Ne do të arrijmë në fund të asaj që ndodhi në kufirin jugor rreth Gazës. Ky debat do të hetohet. Të gjithë do të duhet të japin përgjigje, duke përfshirë edhe mua.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?