Nga e enjta Presidenti kinez do të jetë në Europë

Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Italinë, Francën dhe Monacon nga e enjtja më 26 Mars, -u shpreh ministria e jashtme kineze të hënën.

Qeveria e koalicionit të Italisë ka dërguar sinjale të përziera në lidhje me atë nëse do të nënshkruajë një marrëveshje të propozuar për t’u bashkuar me investimet e infrastrukturës rrugore të Brezit dhe të Rrugës të Kinës.

Nisma synon të zgjerojë tregtinë duke ndërtuar portet, hekurudhat dhe infrastrukturën tjetër në më shumë se 60 vende nga Paqësori Jugor përmes Azisë në Europë dhe Afrikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por projektet janë përballur me kundërshti pasi vendet pritëse thuhet se do të kenë më shumë borxhe, dhe më shumë pak punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënsekretari i Shtetit, Guglielmo Picchi, ka reaguar në Twitter këtë muaj se Italia nuk duhet të nënshkruajë marrëveshjen.

Deklarata e ministrisë së jashtme nuk dha detaje të tjera të këtij udhëtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?