Nga myslimanë po konvertohen në të krishterë (FOTO)
Gjithnjë e më shumë refugjatët po konvertohen nga besimtarë myslimanë në të krishterë, sapo ata vendosen në Gjermani, kanë zbuluar kishat.
Së fundmi, tre refugjatë u pagëzuar në kishën ungjillore “Freikirchlichen” në Berlin. Matthias Linke, prift i pyeti ata: “A besoni nga thellësia e zemrës tuaj se Jezu Krishti është Zoti dhe Shpëtimtari juaj, dhe ju do ta ndiqni atë çdo ditë të jetës tuaj?”
Ata të gjithë u përgjigjën me “po” në gjermanisht, pohon agjencia e lajmeve AFP. Dhe pas kësaj përgjigje, ata zhyten në një pellg pagëzimi. Më pas anëtarët e asamblesë kënduan, duartrokitën dhe përqafuan anëtarët e tyre, tashmë të rinj.
“Shumë prej tyre vijnë në Gjermani dhe mendoj se, këtu ata mund të zgjedhin fenë dhe zgjedhin një fe të lirisë”,- tha z Linke.
“Për shumë iranianë që unë kam pagëzuar, krishtërimi është feja e lirisë”,- u shpreh Felix Goldinger, një prift katolik. Ai deklaroi edhe se shumë prej refugjatëve që ai ka pagëzuar vijnë nga Irani dhe Afganistani, si dhe nga Siria apo Eritrea.
![]()
Adel, një refugjat 25-vjeçar irakian, tha se ai kishte frikë nga reagimi i refugjatëve të tjerë myslimanë ku edhe vëllai i tij u përpoq për të parandaluar atë të kontaktonte me miqtë të krishterë. Pas konvertimin në krishterim, ai i tha Berliner Morgenpost se, “ishte dita më e lumtur e jetës sime”.
Numri i konvertimeve nuk është zyrtarizuar, por fenomeni ka nisur në vitin 2013, kur një manual mbi pagëzimin mbi azilkërkuesit u liruam nga kisha ungjillore e Gjermanisë (EKD).
Disa nga të konvertuarit u prezantuan për herë të parë në rrugë për Europë, ndërsa të tjerët kishin tentuar më parë për të ndjekur fenë në vende si Irani, ku besimi është i kufizuar apo persekutuar. Por gjithësesi, sipas burimeve ekziston shqetësimi se konvertimi mund të motivohen nga besimi se ajo do të rrisë mundësinë e azilit në Gjermani, ku krishterimi është feja dominante.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

