Ngjarje e rëndë në Rusi, raportohet për 18 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një helikopter është përplasur në Krasnoyarsk Territory ndërsa raportohet se ka 18 viktima.

Sipas njoftimit të Ministrisë së emergjencave të Rusisë, MI-8 u rrëzua në orën 10:20 lokale (03:20 GMT), rreth 180 km nga qyteti i Igarkës.

Helikopteri mbante 15 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, ku të gjithë janë konfirmuar të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mosfunksionim teknik dhe një gabimi pilotit mendohet se janë shkaqet e mundshme të aksidentit ajror, raporton RT.

Swiss Digital Mobile Reklama

Helikopteri po transportonte punonjës të kompanisë Vankor, që po merret me nxjerrjen naftës në Siberi, nga vendi i punës deri në bazën e kompanisë.

Ndërkohë, kutitë e zeza nga Mi-8 tashmë është marrë nga vendi i rrëzimit, por gjendja e saj nuk dihet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?