Ngrihet alarmi për bombë në avion, piloti merr vendimin e papritur në Pragë

Një avion që po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar ka devijuar për në Pragë pasi u ngrit alarmi për “bombë të mundshme” në bord. Avioni po fluturonte për në Bristol nga Polonia kur piloti u detyrua të ndryshonte rrugën drejt kryeqytetit çek.
Një ulje emergjente u bë në orën 22:50 të mbrëmjes së kaluar në aeroportin Vaclav Havel të Pragës.Aeroporti shkroi në Twitter: “U raportua për një bombë të mundshme në bordin e një avioni.”

“Të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror aktualisht po kryhen nga policia e Republikës Çeke.”

Policët çekë dërguan në vendin e ngjarjes ekspertët e eksplozivëve, të cilët hetuan pajisjen e raportuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aeroporti më vonë konfirmoi se “asnjë objekt i rrezikshëm nuk u gjet në aeroplan pasi inspektimeve.” EasyJet është kontaktuar për një koment.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?