FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngrin dorëheqja e Renzit, do rrijë ende në pushtet

Nëse do te ishte për Matteo Renzin, ai e dha dorëheqjen prej mëngjesit të së hënës, por tani Renzit do i duhet të qëndrojë në atë post derisa Senati të kalojë buxhetin e vitit 2017.

Edhe pse kjo është një procedurë që do të zgjasë për pak ditë, ishte vetë Presidenti Mattarella që mori këtë vendim. Kryeministri mbajti një takim të shkurtër me kabinetin e tij, e me pas u nis për pallatin presidencial ku do të paraqiste dorëheqjen e tij zyrtare.

Por, Sergio Mattarella mori vendimin që të shtynte largimin e Renzit ndërsa më tej do t’i duhet të zgjedhë një kryeministër të ri apo të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare kanë bërë menjëherë thirrje për zgjedhje të parakohshme, edhe pse nuk është e qartë ende nëse ky skenar do të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti mund të emërojë një pasues të Renzit nga radhët e Partisë Demokratike, i cili mund të vazhdojë mandatin e tij deri në zgjedhjet e vitit 2018. Më favoriti për atë post duket se është ministri i Financave, Pier Carlo Padoan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika e Renzit për të forcuar qeverinë qendrore dhe për të dobësuar Senatin, bëri që të haste një kundërshti të madhe me 60% të votave kundër kësaj reforme kushtetuese.

Megjithatë në fund, vendimi i Renzit për t’u larguar përveçse trazoi radhët e politikës, beri të njëjtën gjë edhe me sektorin bankar. Aksionet në bankat italiane humbën menjëherë terren. Presidenti Mattarella ka bërë thirrje të menjëhershme për klimë të qetë dhe pa panik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?