FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një burrë vjedh mbi 100 celularë në Choachella

Një burrë është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur më shumë se 100 celularë në festivalin e muzikës Choachella. Reinaldo De Jesus Henao, nga New York, kishte vjedhur celularët njerëzve të cilët shkuan për të ndjekur koncertin.

Gjatë festivalit disa njerëz kuptuan që nuk kishin telefonat e tyre dhe aktivizuan programin ‘Find my phone’, i cili është i vendosur në celularin e tyre,”-ka deklauar Departamenti i Policisë në Indo.

“Find my phone” është një program tek Iphone, i cili i lejon  përdoruesit të gjurmojnë telefonin e tyre nëse humbet apo vidhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga personat që kishin aktivizuar programin ndoqën informacionin i cili i drejtoi drejt Henao.

Swiss Digital Mobile Reklama

36-vjeçari u arrestua nga rojet e sigurimit të koncertit dhe e mbajtën atë deri sa erdhi policia. Ato  kontrolluan çantën e Henao dhe gjetën mbi 100 telefona celularë.

20 celularë iu janë kthyer pronarëve të tyre, ndërsa të tjerët janë dorëzuar në “Lost And Found” dhe do tu dorëzohen personave përkatës sapo ato të bëjnë deklarimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?