Një ditë para 5-vjetorit të aneksimit të Krimesë, BE kritikon Rusinë

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kritikuar Rusinë në prag të pesëvjetorit të aneksimit të Krimesë.

Vetëm një ditë para pesëvjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, Mogherini ka thënë se BE-ja vazhdon të jetë e palëkundur në angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Bashkimi Europian përsërit se vazhdon ta dënojë shkeljen e ligjeve ndërkombëtare. Vazhdon të jetë një sfidë aneksimi i Krimesë për sigurinë ndërkombëtare me implikime të mëdha në rendin ligjor ndërkombëtar që mbron integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e të gjitha shteteve”, ka thënë Mogherini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini shton se shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Rusia kanë çuar në rritjen e rrezikshme të tensioneve në Ngushticën Kërç dhe Detin Azov.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?