FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një nga të mbijetuarit tregon si shpëtoi pas përplasjes së avionit

Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua në Kolumbi, i cili është mes 6 personave të vetëm që kanë mbijetuar, ka rrëfyer momentet e tmerrit para rrëzimit.

“Ata u ngritën dhe bërtitën kur avioni nisi të rrëzohej. Unë jam gjallë, sepse kam qëndruar në pozicionin e fetusit siç rri fëmija në barkun e nënës”.

Anëtari i ekuipazhit Erwin Tumiri, përshkruan momentet e tmerrshme të fundit të fluturimit para se të rrëzohej avioni CP-2933 jet në malet e largëta të Cerro Gordo, duke vrarë 71 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tumiri thotë se ai është gjallë, sepse kishte ndjekur procedurat e sigurisë. “Vendosa qese në mes të këmbëve për të lejuar qëndrimin si fetusi, që rekomandohet në raste aksidentesh”, u shpreh ai duke rrëfyer momente të tmerrshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?