FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një ultra i djathtë si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë

Kabineti i ri i Donald Trumpit po merr formë.

Ultra i djathti, Stephen Bannon, i cili ka drejtuar fushatën e Trump, u vendos si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë.

Me këtë post ai kthehet një nga personat më të rëndësishën në ekipin e Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Trump është shprehur përmes Twitterit – se “shpejt do të marrë vendime të rëndësishme për njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miliarderi Donald Trump, pa përvojë politike pritet të marrë njerëz me përvojë në kabinetin e ri.

Në media qarkullojnë emra të mundshëm, të besuar të Trumpit gjatë fushatës elektorale.

Kështu, si sekretar i Departamentit të Shtetit përmendet ish-zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich.

Ndërsa për postin e ministrit të Drejtësisë qarkullojnë emra si Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, por edhe Chris Christie, guvernatori i shtetit federal, New Jersey.

Për poste në qeverinë e Trumpit vazhdojnë të përmenden edhe emra si Reince Priebus, kreu i republikanëve apo menaxherja e fushatës elektorale të Donald Trumpit, Kellyanne Conway, përgjegjësi për financat gjatë fushatës, Steven Mnuchin, ish-kandidati presidencial, Ben Carson si edhe ish-kreu i shërbimit secret të ushtrisë, Michael Flynn.

Një ndryshim në ekip, Trump e ka bërë ndërkohë.

Zëvendëspresidenti Mike Pence është emëruar edhe kreu i ekipit të përkohshëm, që aktualisht mbehej nga Chris Christie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?