Një zjarr si ai i Athinës pushton Portugalinë
Zjarret kanë pushtuar Portugalinë për ditën e tretë.
Pushuesit janë evakuar nga një hotel me 5 yje në Algarve, pasi zjarri i frikshëm iu afruar vendit turistik.
Qindra turistë u evakuan nga Macdonald Monchique Resort & Spa në Monchique, rreth 20 kilometra në veri të Portimaos, pak pas mesnatës.
Zjarri u afrua rreth një milje afër hotelit dhe flakët mund të shiheshin nga dritaret, tregojnë turistët.
Rreth 1000 hektarë në zonat kodrinore të Monchique, që është i popullarizuar nga turistët, është djegur.
Zjarri po ‘luftohet’ nga 740 zjarrfikës dhe 7 transportues ajrorë.
Kushtet e motit e bëjnë shumë të vështirë shuarjen e flakëve.



/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

