Njëzet sekondat e një nate. Në kujtim të tërmetit në Amatrice, Itali

Struktura e drunjtë e krevatit lëkundej aq fort së gjati e përplasej dhunshëm në mur. Një zhurmë e tmerrshme kishte pushtuar shtëpinë.

Në katin sipër objekte qelqi u thyen e copat e tyre m’u duk sikur më ranë mbi kokë. E trembur u ngrita vrullshëm e qëndrova këmba doraz mbi shtrat. Ndeza dritën e vogël mbi komodinë e dritëhijet e saj më frikësuan më shumë.

Abazhuri në mes të tavanit po tundej si i harbuar në të gjitha drejtimet. Ndërsa piktura e qytetit tim të lindjes u lëshua mbi dysheme e vazhdonte të dridhej si një peshk jashtë ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmet, thashë e u ngrita zgypthi. Këmbët më drejtuan në dhomën e djemve. Njëri krevat qe bosh, në tjetrin flinte Gioele, djali i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Iu afrova , i fola e diçka më tha përgjumësh. Shyqyr , thashë me vete nuk ka dëgjuar asgjë. U ktheva në dhomën e gjumit. Im shoq qëndronte i shtrirë me sy hapur në krevat. Tërmet , tha dhe ai, i fortë, shumë i fortë m’u duk përshpëriti.

Dyshemeja vazhdonte të dridhej e një marrje mendsh e fortë, gati po më rrëzonte. Sekondat u bënë ditë. Më pas gjithçka heshti. Pushuan dhe dihatjet tona. Ora shënonte 03. 40 minuti. Ishte 24 gushti i 2016.

Kaq qe, tha Libero, shyqyr mori fund. Shtrihu më tha, shtrihu. Me një këmbë në shtrat e tjerën ende në tokë, u lëshova mbi krevat. Uff, thashë, u tremba shumë. Shyqyr që Gio, nuk u zgjua. U shtriva, por sapo vura kokën mbi jastëk një zë i fortë brenda gjoksit tim foli. Por kur u ndje kaq fortë në Romë, ku e pati epiqëndrën?”

U ngrita e ndeza televizorin. Rainews, tgcom, skynews, asgjë, vetëm ritransmetime kronikash të një dite më parë. Mora telefonin e kërkova aplikacionin e agjencisës Ansa. Ora 03.42 minuta. Shkruar me të kuqe në “l’ultima ora”lexova “Tërmet i fuqishëm në Italinë Qëndrore, epiqëndra Norcia.”

“Norcia, ulërita, Norcia, Norciaaa. Nisa të lëviz si e krisur nga mendtë nëpër shtëpi, Ndeza të gjitha dritat. U rktheva tek dhoma e çunave e krevati i Valerios, djalit tim të vogël, ishte përsëri bosh. Valerio është në Norcia ulërita, në Norcia. Zgjova Gioele, ndërsa Libero ishte në këmbë pas meje, i mpirë.

“Ma jep telefonin”, thirri duke më tërhequr bashkë me të dhe krahun. ”

Norcia, mos kanë gabuar. Norcia…” pëshpëriste nën zë.

I rrëmbeva telefonin e kërkova numrin e Valerios. Ishte i pari tek thirrjet. E kisha dëgjuar rreth orës 23.00 të një nate më parë. Po në whatsapp mesazhet e fundit ishin po të tij, mbushur me emontions zemra, puthje top futbolli, kupa. I telefonova, zilja binte, por askush nuk përgjigjej. I bëra thirrje në ëhatsapp por përsëri asnjë përgjigje.

Valerio prej dy ditësh ndodhej në Norcia i grumbullur në fazën stërvitore para nisjes së sezonit të ri kampionatit futbollistik. Valerio ishte vetëm 13 vjeç por ne ishim mësuar me grumbullimet e turnet e skuadrës së tij nëpër Itali.

“Merre ti Li-ii, thirra, mua nuk më përgjigjet. Merre vëllain në telefon Gio, i thashë tim biri 18 vjeçar, që ishte ende përgjymësh e nuk po kuptonte asgjë.

Lëvizja me nervozizëm telekomandën e televizorit ndër duar në kërkim të një lajmi. Rai News qe i pari që nisi transmetimin direkt.

“Pak caste më parë një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë Qëndrore. Informacionet e para flasin se epiqëndra është Norcia. Tërmeti qe i shkallës 6-7 Richter. ” tha gazetarja.

“Si 6.7 ballë? Ulërita e tmershme. Po dridhesha e tëra.

“Jemi në pritje të informacioneve, ” vazhdon gazetarja.

Mora në duar përsëri telefonin, e kërkoja lajme kudo. Asgjë më shumë se ç’po jepte televizori. Hyra në profilin Tëitter, më i shpejti nga të gjitha rrjetet sociale në shpërndarjen e informacionit.

Miq të Norcias, shkruajta, ju lutem informacione, nga ju. Si jeni?! Kujtoj se fjalën “ju lutem” e shkruajta në të gjitha gjuhët që munda. Të njëjtën gjë bëra në instagram. Reagimi në instagram qe më i shpejtë, shumë persona shpërndanë postimin tim por askush nuk më përgjigjej. I rikthehem portalit Ansa, e cila lajmin e fundit sapo e kishte përditësuar . “Epiqëndra është Amatrice e tërmeti qe i shkallës 6.1 “, lexova e psherëtiva fortë. Lexova dhe një herë me zë të lartë që ta dëgjonte Libero e Gio që vazhdonin t’i telefonin Valerios pa marrë përgjigje. Oh paskan gabuar 6.1 ballë jo 6.7 , por prapë shumë i fortë është, them me vete

“Ku ndodhet Amatrice?” pyeta.

Libero që e njihte kaq mirë Italinë e që ngriti supet sikur ta kishte dëgjuar për herë të parë këtë emër, më shqetësoi më shumë. Hapa hartën e Italisë në internet dhe e gjeta Amatrice ishte kaq , kaq pranë Norcias.

Ndërkohë gazetarja e Raineës24 anuncon “jemi në pritje të një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me kreytarin e Bashkisë së Amatrices e ndërkohë presim informacione nga korrespondentët tanë në terren.”

“Oh thashë deri sa ai është duke folur, do të thotë se është gjallë dhe situata nuk është kaq e rëndë. Por në të njëjtën kohë një tjetër mendim më thoshte se në komunat e vogla kryetari i Bashkisë ka raste që jeton në një tjetër qytezë aty pranë.

“Ja më në fund në lidhje telefonike me Sergio Pirozzi, tha gazetarja në TV.

U ula e nisa të dëgjoja fjalët e tij . NuK do e harroj kurrë këtë emër e zërin e tij atë natë.

“Ndihmë, tha ai. i kërkoj ndihmë autoriteteve, qeverisë, këtu ka ndodhur një gjë e tmerrrshme! Amatrice nuk ekziston më, shtëpitë janë shkatërruar.

“Ka viktima?” pyet gazetarja.

“Ka, ka shumë”, përgigjet ai por këtu gjithçka është në terr. Këtu ka ndodhur qameti.”

“O Zot, o Zot më qëndro pranë, përsërisja pa pushim me zë të lartë.

“Ç’ke?! thërriste Libero, po ndjelll keq, Valerio ndodhet në Norcia, jo në Amatrice.”

Ndërkohë banorë të zonave përreth telefononin herë pas here në tv. Të gjithë ishin të tmerruar, flisnin për shtëpitë e tyre të shkatërruara apo për banesat e fqinjëve pranë të shembura plotësisht.

U vesha, e në duar mbaja çelësat e makinës. Gati për t’u nisur drejt Norcia. Gazetarja informon për ura e rrugë automobilstike të shkatërruara. C’farë të bënim!? Hapa rubrikën e telefonit e nisa të telefonoj nënat e djemve të tjerë në të njëjtën skuadër me Valerion. Askush nuk përjgigjej. Kush e kishte të mbyllur telefonin e dikush tjetër të zënë.

I telefonava motrës time Earla. Ishte fundi i verës e ajo ndodhej me pushime në Kalabri. Një, dy, tre thirrje, asnjë përgjigje. Ora kishte shkuar 4.30 e mëngjesit.

E mbylla telefonin e menjëherë ra zilja e tij.” Valerio!” thirra, por jo ishte ime motër.

Me zë të përgjumur më tha; ” Alba cfarë ka?” E zgjova me fjalët e mia. U tremb shumë . “Nuk ka tërmet këtu” qe përgjigja e saj. Ishte 600 km larg Romës e sigurisht tërmeti ishte ndjerë fare pak o pothuajse fare atje. U tremb dhe ajo më shumë se unë, e dëgjoja nga zëri.

“Ndoshta e ke parë keq e Amatrice nuk ndodhet pranë Norcia” qenë fjalët e saj të vetme për të më lehtësuar.

Ndërkohë Libero i tronditur kishte gjetur numrin e hotelit ku po qëndronte Valerion, e po telefononte. Por dhe aty asnjë përgjgije.

I mbylla telefonin Arlës e ndërkohë një sms nga Raffaela, nëna e Matteos portierit të skuadrës së Valerio më mbërrrin në telefon.

“Alba. Djemtë janë mirë janë në fushë të hapur e asnjë nuk është plagosur.”

” O Zot ulërita, grazieeee”. E telefonave menjëherë Raffaelën, Valerio nuk më përgjigiet i thashë, nuk më përgjigjet.

“As Matteo , tha ajo, kanë lënë gjithçka në dhoma, por qetësohu se fola me ndihmës trajnerin.

“Djemtë janë në fushë të hapur e askush nuk është plagosur. Nisu më tha, të shkojmë t’i marrim. Takohemi në Norcia.”

Isha gati. Me vete një shishe ujë e një shall mbi supe.

Putha tim shoq e i thashë; “Ti qëndro në Romë, për çdo emergjencë. Ndoshta Valerio kthehet me autobuzin e skuadrës para se unë të mbërrij në Norcia. Më mirë që dikush nga ne të dy të jetë në shtëpi. Po marr Gioelen me vete. ”

“Mirë, tha ai si të duash ti, kujdes rrugës. Më hodhi një xhup të hollë krahësh e më mbështeti kokën në gjoksin e tij. E shikon që nuk ka ndodhur asgjë e keqe, më pëshpëriti në vesh!”

U pamë sy më sy e vështrimet tona dridhesheshin me të njëjtin ritëm qerpikësh. Ishim të dy të trembur-

Qëndroja në këmbë në korridor ndërsa prisja Gioelen të vishej.

Me telefon nisa në emalin e redakisë për të cilën punoja ; ” lajm në përditësim… “Në ora 03.36 minuta një tërmet i fuqishmë goditi Italinë Qëndrore. Epiqëndra është komuna e vogël e Amatrices, mjaft pranë Norcias. Banesa të shkatërruar e mendohet se ka viktima…

Udhëtimi

Rrugën për në Norcia e kisha bërë disa herë. Ishtë një rrugë e gjatë mbi 2 orë e sapo mbaronte autostrada, bëhej mjaft e vështirë , e ngushtë dhe me dy kalime. Radio raportonte se disa rrugë dytësore për në Norcia ishte mbyllur e një urë ishte shembur. Por deri sa të mbaronte autostrada kisha ende kohë për të menduar se si do të mbërrija deri në Norcia.

Ndërkohë redaksia më telefonoj. Alba çfarë po ndodh?

I rrëfeva gjithçka dija e nuk harroja të tregoja për tim bir që ndodhej aty , mjaft pranë zonës së epiqëndrës së tërmetit.

“Mama, më tha Gio, leje telefonin, duhet të mbërrijmë sa më parë tek Valerio. Nuk kemi folur me të.”

Ishte hera e parë atë mëngjes që Gioele foli. E pashë në sy. Dhe ai ishte shumë i trembur, e shprehu dhe me fjalë.

“Ma po pse janë në fushë të hapur, është shembur hoteli? ” më pyeti.

E kapa nga qafa e shtrëngova fort e u mundva ta qetësoja.

“Jo shpirt, nuk është shembur, Raffaela, tha se askush nuk është plagosur e janë në një zonë të hapur pa asgjë përreth për sigurinë e tyre.

“Po pse janë jashtë atëherë?”

Kuptova se Gioele nuk dinte asgjë nga tërmetet.

“Gio kur bie tërmeti duhet të evitosh qëndrimin brenda banesës e të dalësh në një hapësirë të hapur ku përreth nuk ke asnjë ndërtesë që mund të të zë poshtë.”

Gioele uli kokën e nuk foli. Kuptova se nuk i po i besonte asnjë fjale timen. Insistova përsëri duke i thënë se ishte e vërtetë e se cudi që askush më parë, përfshirë mua, nuk i kishte treguar diçka të tillë.”

Ecnim pa folur. Radio ishte e pozicionuar në kanalin informativ non stop. Lajmet rridhnin cast pas casti. Situata ishte dramatike. 5. 10 15. 25 viktima. Numri gjithnjë e në rritje. E sa më shumë i afrohesha Norcias. aq më shumë shtohej numri i makinave ushtarake që udhëtonin herë në njërin e herë në tjetrin krah me mua.

“Të gjithë drejt Norcias” thashë e ndjehesha e lehtësuar. Uniformat e ushtarët, policëve, ngjyrat fosforeshente të veshjeve të punonjësve të shërbimit civil i shihja të reflektonin pas xhamave të makinave që udhëtonin në të njëjtin drejtim me mua.

Raportimi i parë telefonik . “Lidhje drejpërdrejtë me edicionin e parë të lajmeve, më foli dikush në telefon nga redaksia e Ora News në Tiranë.  Në njërën dorë telefoni, në tjetrën timonin e në mëndje kisha vetëm Valerion.

Me të njëjtën mendim ishte dhe drejtuesja e lajmeve e cila më pyeti menjëherë për tim bir. Isha në lidhje të drejpërdrejtë telefonike, por dhe kolegët e mi e kishin ndjerë shqetësimin tim.

Nuk mbaj mend çfarë fola. Di se rrëfeva gjithçka. Që me tim bir nuk kam four ende, e nuk di se sa i fortë ka qënë tërmeti në Norcia. Tregova se ai ishte kaq pranë Amatrice, vendit të shkatërruar plotësisht atë natë. Raportoja për gjithçka që shihja në rrugë. Njerëz të trembur buzë rrugës. Kamionë me ushtarë, patrulla policie kudo, postoblloqe me karabinierë. Punonjës të shërbimit civil që në çdo udhëkryq qëndronin grumbuj në këmbë. Flisja e me njërën dorë mundohesha të drejtoja makinën në rrugën që tashmë kishte hyrë në maloren e vështirë drejt Norcia.

Thirrja telefonike u ndërpre. Ishim drejt malit e linja ishte jo e fortë. Nga njëra anë shkëmb, në anën tjetër herë greminë e herë veç gura e tokë.

Udhëtonim e po i ngjiteshim Norcias, ngadalë e rreth e qark malit. U ndalëm nga një patrullë e policisë rrugore.

Rruga dret Norcias devijohet duhet të ndjekësh drejtimin në Presci! na thonë.

Rinisemi ndërsa Gioele kontrollon në Google map që tregon se ky devijim zgjat rrugën e kohën e mbërritjes tonë drejt Norcias. Ndërkohë në telefonin tim hynë disa thirrje nga Shqipëria. Ishte im atë. Kishin dëgjuar lidhjen time e ishin trembur. Kishin telefonuar dhe ai Valerio por pa marrë përgjigje. A fole me cunin më thotë, Jo babi i thashë. Po shkoj tek ai. Por mos u mërzit, i thashe se është ok, e kutpova se e vetmja gjë që nuk mund ta bëja në ato çaste ishte të lehtësoja të tjerët.

Rruga nuk po gjente daljen nga mali e po ashtu dhe lajmet në radio ishin si një tatëpjetë pa shteg . Numri i viktimave kishte mbërritur në 41. Një tjetër lidhje nga redaksia. Zgjati sa ankthi im i atij mëngjesi. Me njërën dorë telefonin me tjerën timoni. Duhen ca fotografi më thonë, video, çfarë do që të mundesh. Para meje makina policie, ambulanca, kolona makinash ushtarake. Buzë rrugë njerëz ende me pizhama në këmbë e në pritje. I thashë Gioeles: “Fotografo të lutem ndonjë gjë. ”

Ktheu sytë nga unë e më tha. Nuk mundem ma, tha. Çfarë të fotografoj?! Ata po qajnë.”

Frenova pa dashur aq fortë sa gjoksi mu përlas mbi timon ndërsa Gioeles telefoni i ra nga duart. U shtangëm. Buzë rrugës një shtëpi ishte e ndarë si me thikë në dy pjesë, nga njëra anë ishte bërë gërmadhë, ndërsa ana e pasme ishte si një maket arkitekture ku shihej gjithçka që mobilonte brenda shtëpinë. Buzë saj një burrë i moshuar me një shishe uji ndër duar. Pak më tutje një grumbull banorësh ishin ulur përdhe

“Ecim mama, dëgjova zërin e Gio.

“Zbresim, i thashë.

Cfarë?! thirri fort. Na pret Valeriooo” Maaa!

“O zot, ora po shkonte 08.30 minuta e  ende nuk kisha folur me të.

Ai ishte mirë?! Apo nuk më tha të vërtetën Raffaela. Po pse nuk përgjigjet. Telefoni bie zilja…

Një tjetër lidhje telefonike me redaksië. Por zgjati pak ishim mjaft anash malit e linja u ndërpre.

Një tabelë buzë rrugës lexonte se dhe 10 km e gjysëm mbërrinim në Norcia. Sa më shumë afroheshim aq më shumë më pickonte paniku. Ato pak ndërtesa që më ndeshte vështrimi sikur më thërrisnin t’i ndiqja pas. Evitova botën. Shhja vec timonin e asfaltin e ngushtë që herë shkonte nga e djathta e herë nga e majta.

Në hyrje të Norcias ishin në pritje 2 ambulanca, disa makina policie, e disa vullnetarë civilë. Njëri prej tyre më ndali makinën. Ula xhamin e dëgjova të më thoshte se hyrja në qëndrën historike është bllokuar e duhej ti bija përreth për të hyrë në qytet. E pyeta se ku ndodhej hoteli i Valerios. Por nuk e dinte. Eca ngadalë e fare pranë mureve të zonës historike. Rurga isht e mbushur me gurë të shembur. Ndala makinën. Zbrita e u afrova. Para saj më ndalën disa ushtarë.

“Nuk do hyj , thashë po i hedh një sy”. Gjithçka m’u duk e shkretë, pa jetë. Pyesja si sonambul se ku ndodhej hoteli . Dikush më drejtoi në një rrugë anësore. Në mes të një fushe të hapur mbuluar me batanije shtrënguar njëri pas tjetrit pashë një grup djemsh, u dukeshin vec kokat. Mes tyre dallova flokët e gjatë të tim biri. Valerio më shtrëngoi fort, Ishte e trembur, zbath e vetëm me të brendshme. “Kam ftohtë më tha, shumë ftohtë.” Ishte 30 gradë por Valerio e të gjithë djemtë e tjerë kishin ftohtë. Natën e kishin kaluar në fushë të hapur e zhveshur, vetëm pak më parë dikush u kishte sjellë batanije.

“Ma ishte si një tren që kaloi në mes të dhomës, zhurma më shpon akoma veshët. Ti e dëgjon ma? Ja dhe tani këtu poshtë këtij bari e dëgjon si ushëtin toka? E dëgjon ma?

“Ma televizori në dhomën time u thye përtokë, muri u ca. Shkojmë në shtëpi.”

“Po jeta ime, nisemi për në shtëpi.”…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?