Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Luan Rama: Shteti përballet me vetveten, jo me Ilir Metajn!

Luan Rama: Shteti përballet me vetveten, jo me Ilir Metajn!

Kryesore
E hënë, 27 Prill 2026 19:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama

Nisja e procesit gjyqësor kundër ish Presidentit të Republikës Ilir Metaj nuk përfaqëson thjesht një episod të zakonshëm të drejtësisë penale, por përbën një situatë të ngarkuar institucionalisht, në të cilën shteti ekspozohet përballë vetë standardeve që pretendon se mishëron. Interesi i lartë publik për këtë proces nuk është devijim emocional, por shprehje e natyrshme e ushtrimit demokratik të kontrollit qytetar. Megjithatë, ky interes nuk duhet të mbetet në nivelin e perceptimit të momentit. Ai duhet të përkthehet në kërkesë normative për solemnitet, transparencë dhe respekt të pakushtëzuar të garancive themelore të procesit të rregullt ligjor, përfshirë padyshim edhe garantimin e dinjitetit dhe integritetit të personit në gjykim.

Sepse kur gjykohet një ish kryetar shteti, nuk gjykohet vetëm individi. Gjykohet aftësia e shtetit për të qenë i njëjtë me parimet e veta. Solemniteti procedural nuk është një akt formal, por mënyra përmes së cilës shteti afirmon seriozitetin e ushtrimit të pushtetit gjyqësor. Në raste të tilla, forma nuk është dytësore ndaj përmbajtjes; ajo është pjesë e saj. Po aq, transparenca nuk është vetëm detyrim për të informuar publikun, por kusht thelbësor i ndërtimit të së vërtetës gjyqësore. E vërteta në proces penal nuk ekziston përpara procedurës; ajo prodhohet përmes saj. Prezumimi i pafajësisë përfaqëson një nga kufijtë më të rëndësishëm të shtetit të së drejtës. Ai ndalon që individi të trajtohet si fajtor përpara përfundimit të procesit dhe vendos një ndarje të qartë midis dyshimit dhe fajësisë së provuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në mungesë të këtij parimi në praktikë, drejtësia rrezikon të kthehet nga një mekanizëm verifikimi në një mekanizëm konfirmimi. Parë në një fokus më të plotë, ky proces ka gjithashtu një dimension më të gjerë historik: ai duhet të dëshmojë shkëputjen përfundimtare nga modelet e drejtësisë së së kaluarës, ku raporti midis shtetit dhe të pandehurit ishte thellësisht i pabarabartë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në gjyqet komuniste, pozita në bankën e të akuzuarit shpesh mbartte një ngarkesë të paracaktuar morale dhe politike. I pandehuri nuk ishte subjekt i barabartë i ligjit, por figurë e vendosur në një hierarki të nënkuptuar. Një shtet demokratik matet pikërisht me aftësinë për të tejkaluar këtë trashëgimi. Shumë më herët, në profesionin e gazetarit, kam ndjekur nga afër në sallën e gjyqit proceset gjyqësore kundër ish Presidentit të Republikës Ramiz Alia, ish Kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish Kryeministrit Fatos Nano etj.

Mund t'ju interesojë

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Para 9 orësh
Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të d...

Para 11 orësh
BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Para 11 orësh

Edhe pse në kushte krejt të ndryshme, pasi ato gjyqe janë zhvilluar në një periudhë tjetër historike, kur shumëçka përcaktohej nga revanshi i pushtetit dhe hakmarrja politike, trajtimi i tyre në sallën e gjyqit ka qenë më dinjitoz, proceset kanë qenë më transparente dhe solemniteti i procesit shumë më etik, po të krahasojmë me çfarë u pa në seancën e parë të gjyqit kundër ish Presidentit Ilir Metaj.

Një element i rëndësishëm në perceptimin publik të proceseve të tilla është mënyra e ekspozimit të të pandehurit në sallën e gjyqit, përfshirë përdorimin e strukturave fizike të izolimit, shpesh të përshkruara si “kafaz xhami”. Këto nuk janë thjesht zgjidhje teknike sigurie. Ato janë forma simbolike që komunikojnë një raport të caktuar midis shtetit dhe subjektit të drejtësisë. Në rastin e një ish kryetari shteti si Ilir Metaj, kjo simbolikë fiton një intensitet të shtuar, pasi nuk lexohet vetëm si masë procedurale, por edhe si mesazh institucional.

Në një shoqëri demokratike, drejtësia nuk është mekanizëm ndëshkimi, por formë e institucionalizuar e barazisë qytetare. Ajo nuk funksionon mbi premisën e paragjykimit, por mbi parimin e verifikimit. Në fund, çështja që ngrihet përmes këtij procesi nuk është thjesht juridike. Ajo është institucionale dhe historike njëkohësisht. Sado të përpiqemi ta shkëpusim nga konteksti i zhvillimeve politike në vend, në fund të fundit, ajo është edhe një çështje po aq politike. Procesi kundër Ilir Metajt nuk matet vetëm me rezultatin e tij përfundimtar, por me mënyrën si shteti arrin të ruajë koherencën midis parimeve të deklaruara dhe praktikave të ushtruara. Dhe në këtë kuptim, shteti nuk përballet me Ilir Metajn, por me vetveten.

Etiketat e lidhura

Ilir MetajLuan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.