Ja si shkruante KOHA JONE për 28 majin 1996, kur kërciti dajaku mbi PS

Me 26 maj 1996, zgjedhjet parlamentare u vodhën me dhunë nga pushteti, kur rolin kryesor e makabër e luajti SHIK-u (Shërbimi Sekret). Me pas me 28 maj 1996 opozita (PS) doli në protesta kundër masakrës elektorale të 26 majit. E vetmja gazetë, e cila reagoi fort ndaj vjedhjes së votave dhe dhunës shtetrore ndaj opozitës, ishte gazeta KOHA JONE.

Po atë natë, pasi gjatë ditës u rrahen drejtuesit e opozitës si dhe gazetarë vendas e të huaj, me 28 maj 1996, në darkë, redaksia e gazetës me të madhe shqiptare, KOHA JONE, u rrethua nga policia sekrete dhe policia e shtetit, e ku gardistë tentuan të hynin me forcë në redaksinë e KOHA JONE.

Sot bëhen 30 vite nga ajo kohë e dhunshme ndaj opozitës dhe gazetës KOHA JONE, por çuditërisht asnjë prej deputetëve dhe drejtuesve të PS së sotme, nuk e nxorën titullin e madh të gazetës KOHA JONE të atyre ditëve kur gazeta botonte me kurajo dhunën ndaj PS! Bile edhe ndonjë, sot, e kishte hequr emrin KOHA JONE, por publikonte shkrim pa titull vetëm që të mos dali emri KOHA JONE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket PS-ja harron shpejt, kur është në pushtet!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?