Balla takim me filantropin bullgar, Milen Vrabevskin: Nxitje të projekteve rinore

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me filantropin bullgar dhe themeluesin e Bulgarian Memory Foundation, Milen Vrabevski.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se gjatë takimit u vlerësua rëndësia e iniciativave kulturore, arsimore dhe rinore në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes vendeve të Ballkanit.

Balla e cilësoi Milen Vrabevski-n si filantrop dhe themelues i Bulgarian Memory Foundation, një personalitet i njohur për angazhimin e tij në mbështetje të të rinjve, kulturës dhe bashkëpunimit rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vlerësuam rolin që kanë iniciativat kulturore, arsimore dhe rinore në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë”, shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia e nxitjes së dialogut kulturor dhe mbështetjes së projekteve me fokus integrimin europian dhe afrimin mes të rinjve në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?