Nominohet për Nobel dhe mbështetet nga mijëra studentë në botë
16-vjeçarja Greta Thunberg i ka dhënë botës një leksion të mirë për mënyrën se si duhet të reagohet, kur planeti ynë vihet në rrezik. Norvegjezja, duke filluar nga muaji gusht 2018, linte mësimin çdo të premte në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimaterike.
Fillimisht, nuk u mbështet dhe autoritetet i kërkonin të kthehej në shkollë, por pas disa muajsh, në dhjetëra vende të botës, nxënës dhe studentë filluan të linin mësimin të premteve për të protestuar.
“Ne e kemi nominuar Greta Thunberg për çmimin “Nobel”, sepse nëse ne nuk bëjmë asgjë për ndryshimet klimatike, kjo do të bëhet shkaktare për luftë, konflikte dhe emigrim”, us hpreh deputeti socialist norvegjez, Freddy Andre Ovstegard.
“Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidim. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja”, thotë Greta në një postim në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

