Nuk pranoi divorcin. Burri i merr jetën gruas, 5 fëmijëve, vjehrrës dhe më pas vetëvritet

Një krim masakër e vërtetë është regjistruar në shtetin amerikan të Utah, ku një 42-vjeçar ekzekutoi 7 anëtarët e familjes dhe më pas vrau veten. Gjithçka kishte nisur pas kërkesës për divorc që gruaja e ekzekutorit kishte bërë.

Familja me tetë anëtarë u gjet e vdekur brenda një shtëpie rurale në Enoch City të mërkurën mbrëma gjatë një kontrolli. Policia thotë se viktimat përfshinin gruan, pesë fëmijët dhe vjehrrën e tij si dhe vetë agresorin.

Menaxheri i Rob Dotson tha se për qytetin me rreth 8,000 banorë ishte në tronditje. Në një konferencë shtypi të enjten, zyrtarët e qytetit thanë se shitësi 42-vjeçar i sigurimeve Michael Haight kishte qëlluar me armë gruan e tij, 40-vjeçaren Tausha, vjehrrën e tij 78-vjeçare Gail Earl dhe pesë fëmijët para se të vriste veten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?