FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Obama, ‘pro’ legalizimit të kanabisit: Të trajtohet si cigarja

Presidenti në largim të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mendon se përdorimi i marijuanës duhet të trajtohet si ai i cigareve apo alkoolit.

Obama e përshkruan situatën aktuale në SHBA të paqëndrueshme, me disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marijuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë.

“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me çdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja. Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marijuanës si çështje të shëndetit publik ashtu siç bëjmë me cigaret dhe pijet alkoolike”, tha Obama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Obama kujtoi se ndryshimi i ligjeve federale mbi marijuanën nuk është një akt që një president mund të bëjë i vetëm. Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?