FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Obama shpërndan “Medaljet e Lirisë”, disa prej vipave janë anti-Tramp (FOTO)

Edhe pse i ka mbetur edhe pak javë në rolin si President i SHBA-ve, Barack Obama dha Medaljet e fundit Presidenciale të Lirisë për emra të mëdhenj të HollyWood, botës së së sportit, filantropë dhe jo vetëm.

Liberalët që mbështetën Hillary Clinton, mund të jetë shansi i fundit që marrin dekoratë më të lartë civile të vendit pas zgjedhjes së Trump si President.

Disa nga të famshmit që morën dekoratën dhe që ishin kundra zgjedhjes së Trump ishin Robert De Niro, Bruce Spingsteen, Ellen DeGeneres dhe Tom Hanks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga një podium në Shtëpinë e Bardhë, Obama shpjegoi se çmimet janë dhënë për amerikanët që “kanë forcuar bashkimin tonë, na kanë shtyrë drejt progresit”.  Të nderuarit u ulën prapa Obama-s pasi ai bëri prezantimet e tyyre, edhe pse në një gjuhë të koduar që ‘godiste’ Trump dhe politikat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E dashuroj këtë eveniment. Është mbresëlënës. Kemi këtu artistë, atletë, aktorë të njohur, shërbyes të publikut,” tha Obama.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?