Ofendoi banorët, ministri japonez jep dorëheqjen

Yoshitaka Sakurada, ministri japonez përgjegjës për organizimin e Olimpiadës së Tokios në vitin 2020 ka dhënë dorëheqjen për shkak të një fraze fyese ndaj banorëve të zonave që u prekën nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011.

Gjatë një feste për nder të parlamentarit Hinako Takahashi me origjinë nga një qytet i prekur nga tërmeti, ministri tha se “Takahashi ishte më i rëndësishëm se sa rindërtimi i vendit pas tërmetit”. Kjo frazë u gjykua si ofenduese ndaj banorëve të zonave të goditura nga fatkeqësia natyrore.

Yoshitaka Sakurada u kërkoi falje të gjithë banorëve dhe i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Shinzo Abe. Ai u bë i famshëm para disa kohësh, pasi megjithëse ishte i ngarkuari për hartimin e ligjeve të sigurisë informatike, pranoi se nuk kishte përdorur kurrë një kompjuter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?