OKB e alarmuar! Me qindra pacientë të bllokuar në spitalin e Gazës

Agjencia e OKB-së për refugjatët Palestinez ka bërë me dije se në Spitalin Al-Quds në qytetin në Veri të  Gazës kanë mbetur të bllokuar “Qindra e qindra pacientë”.

Mjekët thonë se Izraeli ka kërkuar evakuimin e  spitalit ditën e dielën, por lëvizja e pacientëve – shumë prej të cilëve janë nën kujdesin intensiv – ka qenë e pamundur.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se sulmet ajrore izraelite po viojnë në zonë.

Rreth 14,000 civilë mendohet gjithashtu se janë ende të strehuar në spital dhe mjediset e tij.
Kjo vjen pasi ushtria izraelite thotë se po zgjeron ofensivën e saj tokësore në Gaza, duke thënë se trupat vranë “dhjetëra terroristë” gjatë përleshjeve gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?