OKB-Kinës: Mbyllni kampet e internimit të ujgurëve

Ekspertë të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të mbyllë “kampet e riedukimit” të konsideruara politike për myslimanët ujgurë, si dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të burgosurve me preteksin se “po luftojnë terrorizmin”.

Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor citon disa përllogaritje të tregojnë se “nga dhjetëra mijëra deri në miliona ujgurë” janë duke u mbajtur të burgosur në provincën më perëndimore kineze të Xinjiangut. Rezultatet u publikuan pas një shqyrtimi dyditor të regjistrave të Kinës, për herë të parë që prej vitit 2009.

Ministria e Jashtme kineze hedh poshtë pretendimet, duke thënë se forcat antikineze fshihen pas kritikave mbi politikat e Xinjiangut. Ekspertë të pavarur thanë gjatë shqyrtimit se, paneli kishte marrë shumë raporte të besueshme se miliona ujgurë janë duke u mbajtur në ato që ngjajnë me “kampet masive të internimit të mbuluara nga fshehtësia”. Madje, eksperti Gay McDougall i përshkroi ato si një “zonë pa të drejta njeriu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-të burgosur që kanë folur për “Associated Press” i kanë përshkruar kampet e internimit si mjedise të ruajtura nga roje të armatosura rëndë, ku myslimanët janë të detyruar të mohojnë besimet e tyre fetare, të kritikojnë vetveten dhe njerëzit e dashur të tyre, e të falënderojnë Partinë Komuniste në qeverisje. Ka edhe pretendime për rrahje dhe të vdekur, pavarësisht kontrollit tejet të rreptë të autoriteteve kineze për nxjerrjen e informacioneve nga ai rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Programi i burgimit ka përfshirë njerëz, përfshi të afërm të shtetasve amerikanë, për vepra të shtirura nga qasja e faqeve të huaja të internetit apo kontaktet me të afërm përtej detit. Kina mohon ekzistencën e këtyre kampeve, por thotë se kriminelët e përfshirë në shkelje të vogla dërgohen “në qendra të aftësimit profesional dhe punësimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?