OKB: Kritikat e Trump ndaj mediave rrisin rrezikun e dhunës ndaj gazetarëve

Sulmet ndaj mediave të Presidentit amerikan Donald Trump rrisin rrezikun e dhunës kundër gazetarëve, paralajmëruan ekspertët e OKB.

Në një deklaratë, David Kaye dhe Edison Lanza nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut e quajtën strategjike dhe thanë se kritikat ndaj mediave dëmtuan lirinë e shtypit si edhe faktet e verifikueshme.

Komentet erdhën disa orë pasi vajza e Trump, Ivanka distancoi veten nga sulmet e babait të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur mediat para dhe gjatë presidencës së tij.  Ai i ka shpallur gazetarët si armiq të popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë të enjten Ivanka u distancua nga kritikat e babait të saj ndaj mediave. Por Trump në një postim në Tëitter shkruan: “Ata e pyetën vajzën time Ivanka nëse mediat janë armiku i popullit apo jo. Ajo tha jo. Ky është lajm i rremë, që është një përqindje e madhe e mediave, që është armiku i njerëzve!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?