OKB: Mbi 2 milionë ukrainas të larguar në dy javë

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus më 24 shkurt.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se tani fokusi duhet të jetë në ofrimin e ndihmës për refugjatët në kufi, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Duke folur në një konferencë për media në Stokholm, Komisionari i Lartë i kësaj Agjencie, Filippo Grandi, ka thënë se “tani është koha që të ketë përpjekje për ndihmë në kufi”, sesa që vetëm të ketë diskutime sesi refugjatët të ndahen mes shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka theksuar se Moldavia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por ndan kufi me Ukrainën, është veçanërisht e cenueshme për shkak të fluksit të refugjatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën, Ministria e Jashtme moldave ka thënë se shteti është afër “pikës së thyerjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?