OKB: Rreth 18 milion ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare

Ukraina po përballet me një emergjencë të të drejtave të njeriut, tha të premten shefi i të drejtave të njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Volker Turk.

“17.7 milion kanë nevojë për ndihmë humanitare; 9.3 milion vuajnë nga uria dhe kushtet e këqija të jetesës. 7.4 milionë janë refugjatë dhe 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit”, tha Turk në një konferencë për shtyp në Gjenevë,

Turk tha se vendi po vuan jo vetëm nga sulmet e vazhdueshme me raketa, por nga infrastruktura e shkatërruar civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sektori i energjisë është shumë i prekur, sistemi i ngrohjes, rrjeti elektrik, ka njerëz që jetojnë në temperatura nën zero pa ngrohje dhe pa energji elektrike”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hënën, Rusia lëshoi një breshëri raketash drejt Ukrainës, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa zona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?