FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OKB: Rritet popullsia e botës

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullatën thotë se popullsia e botës arriti në 7.4 miliardë në vitin 2016.

Rritja sidomos e madhe e numrit të rinjve po sfidon sistemet politike dhe shoqërore në të gjithë planetin, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën.

Agjencia e publikoi raportin për gjendjen e Popullsisë Botërore sot në Aman të Jordanisë. Raporti thekson përfitimet e mundshme të përpjekjeve për të kapërcyer pabarazinë e dukshme gjinore që ekziston në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai përqendrohet te gjendja e vajzave nën moshën 10-vjeçare, si tregues i suksesit apo i dështimit të zhvillimit. Sipas raportit, 89 për qind e 125 milionë 10-vjeçarëve të botës jetojnë në vendet në zhvillim, ku vajzat përballen me pengesa për barazinë në arsim, shëndetësi dhe siguri.-VOA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?