OKB zbulon raportin: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë
Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur. Shifrat ndryshojnë pasi sulmet vijojnë sërish duke përfshirë zonat e banuara.
Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve, pasi qeveria ukrainase akoma nuk ka publikuar statistika përfundimtare.
“Më shumë se 360 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmeve ruse. Deri më tani rezultojnë 364 të vrarë dhe 759 të plagosur”, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Ndërsa pranoi se shifrat reale mund të jenë më të larta se shifra e dhënë. Të dhënat u mblodhën që nga fillimi i luftës në Ukrainës më 24 shkurt, deri në mesnatën me kohën lokale të 5 marsit.
KOHA JONË SONDAZH

