Orban në Izrael: Zero tolerancë ndaj antisemitizmit
Kreu i qeverisë Hungareze, Viktor Orban, tha në një vizitë në Izrael se ata duhet të ndjehen të sigurt nën qeverinë e tij. Në një vizitë reciproke në Izrael, një vit pas pritjes së Kryeministrit Benjamin Netanjahu në Budapest, Orban ripohoi se Hungaria do të tregonte “zero tolerancë” për antisemitizmin.
“Të gjithë qytetarët hebrenj në Hungari janë nën mbrojtjen e qeverisë. Ne jemi krenarë që në Hungari hebrenjtë vetëidentifikohen, që festojnë dhe ruajnë traditën hebraike. Unë garantoj se ata mund të ndihen të sigurt”, deklaroi Orban.
Netanyahu dhe Orban, fituan një mandat të tretë në detyrë në prillin e kaluar, duket se kanë gjetur shkak të përbashkët për çështjen e Soros, të lindur në Hungari dhe mbështetjen e tij për organizatat joqeveritare që kanë kritikuar politikat e qeverive të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

